Theret një person në Pejë

Kronikë e zezë

Theret një person në Pejë

Më: 26 korrik 2020 Në ora: 23:19
Foto ilustrim

Një përleshje ka ndodhur në orët e mbrëmjes në Pejë.

Si pasojë e kësaj një person ka marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës Driton Rugova.

“Rreth orës 21:50 policia ka pranuar informatën se në qendër të qytetit në Pejë ka ndodhur një përleshje, ku është lënduar një person nga një mjet i ftohtë që dyshohet të jetë thikë”.

Rugova tha se të dyshuarit për momentin gjenden në arrati dhe se janë të njohur për policinë.

Të gjithë personat si viktima po ashtu edhe të dyshuarit janë të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat