Vidhnin në banesa dhe lokale, dy të arrestuar në Kavajë

Kronikë e zezë

Vidhnin në banesa dhe lokale, dy të arrestuar në Kavajë

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 09:23
Foto ilustrim

Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Kavajës për vjedhje të banesave dhe lokaleve.

Njëri prej të arrestuarve, mësohet se është me precedent të mëparshëm penal në fushën e vjedhjes.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative, bënë ndalimin me iniciativë të shtetasve Ll. T., 35-vjeç, banues në Kavajë dhe A. P., 29-vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë për veprën penale ‘Vjedhja’”, njofton Policia e Shtetit.

Dy të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A. Sh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat