Policia gjen armën e krimit me të cilën u ekzekutua Emiljano Ramazani, arrestohen babë e bir

Kronikë e zezë

Policia gjen armën e krimit me të cilën u ekzekutua Emiljano Ramazani, arrestohen babë e bir

Më: 28 korrik 2020 Në ora: 18:18
I ekzekutuari, Emiljano Ramazani

Një një komunikatë për shtyp Policia e Elbasanit bën me dije se ka arritur të zbulojë armën e krimit me të cilën u ekzekutua shtetasi Emiljano Ramazanit më 20 korrik në Elbasan. Të arrestuarit janë Albert dhe Seit Manehasa, babë e bir.

NJOFTIMI:

Policia gjen dhe sekuestron armën e zjarrit me të cilën autorët kryen vrasjen e shtetasit E. R., më datë 20 korrik 2020.

 Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka vijuar intensivisht punën për grumbullimin e informacioneve dhe provave ligjore, me qëllim zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve të vrasjes me armë zjarri të shtetasit E. R., 40 vjeç.

Si rezultat i punës së pandërprerë  hetimore dhe profesionale të bërë nga specialistët e Seksionit kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë në DVP Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, në bashkëpunim me forcat speciale Renea, forcat "Shqiponja" dhe Policinë e Peqinit, është bërë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. M., 64 vjeç dhe S. M., 37 vjeç, lindur e banues në Peqin (babë e bir).

Pas informacioneve të grumbulluara gjatë punës hetimore se në ambientet e biznesit të këtyre shtetasve në Peqin ishte fshehur arma e krimit, është ushtruar kontroll i befasishëm dhe si rezultat, në ambientet e brendshme të biznesit, poshtë sabratorit të një makine u gjet një armë zjarri pistoletë model 54 TT, me një krehër dhe një fishek luftarak.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore dhe nga provat shkencore ka rezultuar se arma e zjarrit e sekuestruar është arma e zjarrit pistoletë e përdorur në ngjarjen e datës 20.07.2020, në Elbasan, ku është vrarë shtetasi E. R.

Nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat