39 aksidente brenda një dite në Kosovë, njëri përfundon me fatalitet

Kronikë e zezë

39 aksidente brenda një dite në Kosovë, njëri përfundon me fatalitet

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 08:22
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shkaktuar gjithsej 39 aksidente, në 14 prej të cilave pasagjerët dhe ngasësit kanë përfunduar me lëndime trupore.

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje me një veture dhe një kamioni, në fshatin Llukarë të Prishtinës.

Ndërsa 25 aksidente të tjera janë raportuar vetëm me dëme materiale.

Për shkelje të rregullave të komunikacionit, policia njofton se dje ka shqiptuar 1 mijë e 370 gjoba.

Ndërsa, për vepra të ndryshme penale, policia ka arrestuar 13 të dyshuar, 11 prej të cilëve janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat