Gjenden mjete të pashpërthyera në Obiliq

Kronikë e zezë

Gjenden mjete të pashpërthyera në Obiliq

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 10:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar me ekskavator ka hasur në një sasi municioni.

Rasti ka ndodhur në Obiliq, më 27.07.2020 në ora 12:15.

Sipas raportit, Njësiti  policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka larguar nga vendi i ngjarjes: 5 karikator të AK-47 ,159 fishekë të kalibrit 8mm,110 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 143 fishekë të pushkës ajrore.

Ndërsa më 28.07.2020, në ora 09:00 ka gjetur dhe konfiskuar 2 fishekë të kalibrit 7.62mm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat