Hodhi nga ballkoni ish gruan, gjykata jep vendimin për 47 vjeçarin...

Kronikë e zezë

Hodhi nga ballkoni ish gruan, gjykata jep vendimin për 47 vjeçarin...

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 12:50
Gjykata e Fierit

Gjykata e Fierit ka dhene masen  "Arrest me Burg " per 47 vjecarin Saimir Rrapollari i cili pasditen e 25 korrikut keqtrajtoi dhe hodhi nga kati i dyte i baneses se saj  bashkeshorten e tij 38 vjecaren Elisjona Sulejmani nene e 2 vajzave minorene.

Prokuroria ka kerkuar arrest me burg. Ndërkohë autori pretendon se jane sajesa nga viktima elisjana sulejmani pasi pretendon se ka nënën sëmure dhe ka vajtur për të marrë vajzën dhe thotë që këto janë sajesa të viktimës.

Ai  thotë që është hedhur vetë dhe vajza është manipuluar nga e ëma. Sajmir sulejmani pretendon që është hedh vet nga ballkoni nuk e ka hedhur ky. Eshtë caktuar perfundimisht arrest me burg.

Ngjarja ka ndodhur  pasditen e 25 korrikut ne lagjen 1 maj te qytetit te Patosit, ku prej tre muajsh jetonte me qira 38 vjecarja, sebashku me dy vajzat e saj minorene.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Saimir Rrapollari 47 vjeç, banues në Kurian, Roskovec, dhe arrestini i këtij shtetasi u bë pasi gjatë ditës së shtunes në Patos, ka hyrë në shtëpinë e ish bashkëshortes së tij pa pëlqimin e saj, e ka keqtrajtuar dhe e ka rrëzuar nga kati i dytë i banesës. Shtetasja Elisjona Sulejmani 38 vjeçe, ishte e paisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata. 38-vjeçarja qëndroi  në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve, pas plagëve të marra. Mbi 47 vjecarin  rendojne veprat penale "Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare" e mbetur në tentativë, "Dhunë në familje", "Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës", "Dhunimi i banesës" dhe "Shkatërrimi i pronës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat