​Policia e Kosovës sekuestron mbi 40 armë në Prishtinë

Kronikë e zezë

​Policia e Kosovës sekuestron mbi 40 armë në Prishtinë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:03
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për veprat penale fajde, importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse dhe mbajtje në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve.

Gjatë një operacioni në Prishtinë, Policia e Kosovës ka realizuar planin operativ të koduar “Noli”, me ç’rast është bërë kontrollimi i tri lokacioneve të ndryshme, ku janë gjetur dhe sekuestruar 7 armë të llojit AK 47,

dy armë të gjata, 34 armë të vogla (modele dhe kalibër të ndryshëm)

një granatë dore, 8980 fishekë kalibër të ndryshëm, 2.580 gram marihuanë,

1370 euro, 100 franga, 20 funte, 4 telefona celularë.

Po ashtu janë sekuestruar edhe pajisje për përpunim të armëve, tyta të armëve, fletore për shënime dhe dëshmi tjera të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit personat e arrestuar janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat