Policia në aksion, arrestohen 4 persona të dyshuar për fajde në Prishtinë

Kronikë e zezë

Policia në aksion, arrestohen 4 persona të dyshuar për fajde në Prishtinë

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 16:38
Foto ilustrim

Policia e Kosovës sot gjatë gjitës kanë organizuar një aksion ku kanë arrestuar 4 persona të dyshimtë për fajde në Prishtinë.

Gjatë operacionit Policia e Kosovës ka sekuestruar armë të llojit AK 47 dhe mbi 30 armë të vogla.

“Policia e Kosovës përkatësisht Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar me datë 29.07.2020 ka bërë arrestimin e katër personave të dyshuar për veprat penale: “Fajde” nga neni 331, “Importi, export, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitje e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse”, nga neni 364, dhe “Mbajtje në pronësi , kontrollë, ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366″, njofton Policia përmes një komunikate.

Gjatë kontrollimit të këtyre lokacioneve janë gjetur dhe sekuestruar, 7 armë të llojit AK 47, 2 armë të gjata , 34 armë të vogla (modele dhe kalibër të ndryshëm), 1 granatë dore, 8980 fishekë kalibër të ndryshëm, 2.580 gram substancë e dyshuar narkotike e llojit Marihuanë, 1370 euro, 100 franga, 20 pound, 4 telefona celular, po ashtu janë sekuestruar edhe pasije për përpunim të armëve, tyta të armëve, fletore për shënime dhe dëshmi tjera të rëndësishme që ndërlidhen me rastin.

Pas intetrvistimit, me vendim të prokurorit kompetent të njëjtit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat