Një i mitur u therr me thikë në Pejë, policia arreston dy të dyshuar

Kronikë e zezë

Një i mitur u therr me thikë në Pejë, policia arreston dy të dyshuar

Më: 29 korrik 2020 Në ora: 18:22
Ilustrim

Policia e Kosovës në rajonin e Pejës ka arrestuar sot personin e dytë të dyshimtë për incidentin që ndodhi të dielën në mbrëmje në sheshin ‘Shkëlzen Haradinaj’, ku një i mitur u therr me thikë.

Përmes një njoftimi për media u bë e ditur se lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit me urdhër të së cilit, personave të dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor.

Njoftimi i plotë:

Me datën 26 korrik 2020, rreth orës 21:50, Policia e Kosovës në Pejë është informuar se ne sheshin ‘Shkelzen Haradinaj’ në Pejë, ka ndodhur një incident  në mes të disa të rinjve tё (mitur), në këtë incident ёshtё përdorur armë e ftohta (thikё), si pasojë njё (1) person kanë pësuar lëndime trupore, i njëjti ёshtё dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë e pastaj  ёshtё dërguar në QKUK për shkak të natyrës sё lëndimeve.

Njësitet relevante të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Pejë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë të gjitha veprimet operative, ku kanë arritur të arrestojnë njёrin nga tё dyshuarit.

Pas njё pune operativo-hetimore, sot me datё 29.07.2020, njësitet e hetimeve pranё Stacionit Policor nё Pejё, kanё arritur ta arrestojnё edhe tё dyshuarin e dytё.

Lidhur me rastin është informuar prokurori i shtetit me urdhër të të cilit personave tё dyshuar iu është caktuar masa e ndalimit policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat