E frikshme! 3 vrasje me thikë brenda ditës, vritet një 65 vjeçar në Shijak

Kronikë e zezë

E frikshme! 3 vrasje me thikë brenda ditës, vritet një 65 vjeçar në Shijak

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 08:19
Foto ilustrim

Një vrasje me thikë ka ndodhur në Xhafzotaj në Shijak, mbrëmë rreth orës 23:05.  Shtetasit Fiqiri Çalliku, 65 vjeç dhe Fadil Çalliku 63 vjeç(vëllezër), të cilët ishin në tokën e tyre dyshohet se pas një konflikti çasti me 1 person janë dëmtuar me mjet prerës

Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal Durrës 65 vjeçari Fiqiri Çalliku.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë 2 vrasje të tjera kanë ndodhur gjatë mbrëmjes së kaluar në Elbasan. Rreth orës 22:10 u bë me dije  nga policia se u vra me thike 23 vjeçari Regis Runaj i cili ishte një personazh i njohur për policinë. Dyshohet se Runaj kishte lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat