Aksident i rëndë në Berat, makina përfundon brenda në dyqan

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë në Berat, makina përfundon brenda në dyqan

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 18:07
Foto Ilustrim

Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë orëve të pasdites  në lagjen "Uznovë" në Berat.

Dy mjete janë pëplasur fuqishëm me njëra-tjetrën, njëri prej mjeteve ka përfunduar në oborrin e një dyqani në anë të rrugës, duke thyer rrethimin dhe stendat e dyqanit.

Nga përplasja të dyja mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale por fatmirësisht dy drejtuesit e mjeteve janë plagosur lehtë. Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë rrugore që kanë kryer edhe ekspertimin e vendngjarjes.

Sipas policisë, shkak për këtë përplasje është bërë shpejtësia jashtë normave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat