I shqiptohet gjobë personit që e parkoi veturën në këtë mënyrë në Prishtinë

Kronikë e zezë

I shqiptohet gjobë personit që e parkoi veturën në këtë mënyrë në Prishtinë

Më: 30 korrik 2020 Në ora: 19:19
Foto ilustrim

Drejtori i Inspektoratit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, njofton se është dënuar me 200 euro gjobë personi që parkoi veturën mbi pjesën e destinuar për gjelbërim, dje në lagjen ‘Bregu i Diellit’ në Prishtinë.

“Identifikohet dhe dënohet”, shkruan Tahiri.

Lajmin për gjobën e ka bërë të ditur edhe kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, pasi disa orë më parë shkroi se parkimi pa vend dhe dëmtimi i gjelbërimit është i ndaluar dhe dënohet me gjobë mandatore.

Ai ka paralajmëruar se ky veprim do të procedohet edhe në polici për kundërvajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat