Edhe një aksident tjetër ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë.
‘Nata e Bajramit’ ka shkaktuar tollovi në komunikacion dhe gjatë ditës së sotme ka pasur shumë aksidente.
Para pak minutash, në dalje të Prishtinës ka ndodhur një aksident ku sipas informacioneve të mediave nuk ka pasur të lënduar por janë shkaktuar kolona të gjata.
Aksidenti tjetër ka ndodhur në rrugën Prishtinë – Pejë që gjithashtu ka shkaktuar kolona, derisa policia është parë në vendin e ngjarjes.
Nuk dihet nëse ka të lënduar në këtë aksident.