Hajnat në Kosovë në aksion natën e Bajramit

Kronikë e zezë

Hajnat në Kosovë në aksion natën e Bajramit

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 11:52
Ilustrim

Vetëm në 24 orëshin e fundit, Policia e Kosovës ka njoftuar për gjashtë raste të vjedhjeve në vend.

Sipas raportit, në lagjen Dardania në Prishtinë, një person ka tentuar që të kryej vjedhje në lokal.

Sipas PK’së, pas identifikimit të të dyshuarit, i njëjti ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë dhe viktimën tjetër mashkull.

Tri viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. 

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se një pëson ka tentuar të kryej vjedhje në lokalin e tij. Pas identifikimit dhe gjatë arrestimit i dyshuari mashkull  kosovar duke rezistuar i ka sulmuar fizikisht dy zyrtarët policorë dhe viktimën tjetër mashkull kosovar. Tri viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Një grabitje ka ndodhur mbrëmë edhe në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë. Sipas policisë, një personit derisa ishte duke punuar në pompë të derivative, një i dyshuar ia ka vjedhur 700 euro nën kërcënimin e armës.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qene duke punuar në një pompë të derivateve, një i dyshuar i panjohur nën kërcënimin të armës i ka grabitur 600-700 euro dhe është larguar ne drejtim të panjohur. Nuk raportohet për të lënduar”, thuhet në njoftim.

Në raportin 24 orësh, policia ka njoftuar edhe për një rast vjedhje në Prizren.  Sipas njoftimit, një person ka raportuar se iu është vjedhur automjeti.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar se nga person-a të panjohur i është vjedhur automjeti i tij i cili ka qenë i parkuar në  parkingun e  pylltarisë i cili ishte i konfiskuar kohë më pare”, thuhet në njoftim.

Sipas Policisë një vjedhje e rëndë është raportuar dje edhe në Pejë. Sipas Policisë, drejtori i një shkolle në këtë komunë ka raportuar se iu janë vjedhur 44 copa shtylla të metalit, me të cilat rrethohej oborri i shkollës.

“Ankuesi mashkull  kosovar (drejtor i shkollës), ka raportuar se person-a atë panjohur i kanë vjedhur 44 copë shtylla të metalit me të cilat ishin duke rregulluar rrethojën e oborrit të shkollës”, thuhet në njoftim.

Policia dje ndërkaq ka arrestuar në Istog një person të dyshuar për vjedhje të rëndë.

“Lidhur me rastin me datë 30.07.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe i njëjti me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur edhe në Mitrovicën e Veriut. Policia e Kosovës ka arrestuar një person.

“Me 30.07.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale vjedhje. I njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim të PK’së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat