Në kohë pandemie, dasëm në Gjakovë

Kronikë e zezë

Në kohë pandemie, dasëm në Gjakovë

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 13:42
Foto Ilustrim

Një person është arrestuar pasi në oborrin e shtëpisë së tij ka organizuar aheng familjar (dasëm).

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur të premten rreth orës 21:00 në fshatin Rogovë, Gjakovë.

Siç thuhet në raport, në ahengun familjar kanë qenë të pranishëm rreth 50 persona.

Tutje në raport thuhet se pasi ahengu ishte ndërprerë, dasmorët janë shpërndarë ndërsa familjari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat