Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në kryeqytet

Kronikë e zezë

Grabitje e armatosur në një pompë të derivateve në kryeqytet

Më: 31 korrik 2020 Në ora: 13:51
Foto ilustrim

Një person ka raportuar në polici se derisa ka qenë duke punuar në një pompë të derivateve, një person i panjohur nën kërcënimin të armës i ka grabitur 600-700 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur.

Policia ka bërë të ditur se grabitja ka ndodhur të enjten rreth orës 22:00 në rrugën “Xheladin Hana” në Prishtinë.

Deri më tani nuk është raportuar për të arrestuar ndërsa hetimet në lidhje me rastin ende janë duke vazhduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat