Policia i shkon në shtëpi gjakovarit, organizoi aheng me 27 persona

Kronikë e zezë

Policia i shkon në shtëpi gjakovarit, organizoi aheng me 27 persona

Më: 1 gusht 2020 Në ora: 12:49
Shtëpia e gjakovarit

Një person në Gjakovë është arrestuar në mbrëmjen e të premtes, pasi kishte organizuar një aheng familjar me 27 persona, ka njoftuar Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Personi pas intervistimit është liruar.

Ahengjet familjare janë të ndaluara me masat e reja të Qeverisë së Kosovës për luftimin e pandemisë COVID-19.

Po të premten në Gjakovë në fshatin Skivjan është arrestuar një person pasi kishte ushtruar veprimtarin në lokalin e tij, duke mosrespektuar vendimet e Qeverisë. Personi në fjalë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat