Vrasje në tentativë në Vushtrri, Policia i arreston dy persona

Kronikë e zezë

Vrasje në tentativë në Vushtrri, Policia i arreston dy persona

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 10:58
Foto ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri, pas një rrahje ndërmjet katër personave në Vushtrri.

Policia njofton se lidhur me rastin janë arrestuar dy persona dhe janë konfiskuar një pistoletë, tre fishek, dy gëzhoja e një veturë.

“Raportohet se pas një rrahje në mes katër të dyshuarve meshkuj kosovar, është përdorur arma e zjarrit ku si pasojë është plagosur një person. I plagosuri është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Njësia policore ka konfiskuar një pistoletë, tre fishek, dy gëzhoja dhe një veturë. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuar janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat