Policia jep detaje për vdekjen e shtetasit gjerman, ja ku punonte - Bota Sot
Policia jep detaje për vdekjen e shtetasit gjerman, ja ku punonte

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e shtetasit gjerman, ja ku punonte

Më: 3 gusht 2020 Në ora: 14:22
Foto ilustrim

Një shtetas i huaj, gjatë ditës së sotme ka ndërruar jetë.

Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se dyshimet e para rreth ngjarjes dhe rastit në fjal, janë se viktima është hedhur nga dritarja hotelit ku po qëndronte, por kjo do të vërtetohet në konstatimin final, pas provave në vendin e ngjarjes.

Zahiti thotë se viktima ka qenë duke punuar në një kompani në Mitrovicë.

“Po ka ndërruar jetën një person, rasti është duke u hetuar si vdekje e dyshimtë, ndërsa trupi i viktimës është  dërguar në IML për obduksion, dyshimet e para janë se ai është hedhur nga ditarja e një hoteli ku ishte duke qëndruar. Ka qenë duke punuar në një kompani kosovare”, tha Zahiti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat