Policia jep detaje për vdekjen e gjermanit në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vdekjen e gjermanit në Mitrovicë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 09:27
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për vdekjen e shtetasit gjerman në Mitrovicë dhe këtë rast po e trajton si “vdekje të dyshimtë”.

Mëngjesin e së hënës një shtetas i Gjermanisë ka vdekur në Mitrovicë.

Sipas njoftimit i ndjeri është gjetur pa shenja jete në hotel dhe dyshohet se është hedhur nga kati i dytë i hotelit.

Njësitë policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa rasti vazhdon të hetohet. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat