Fqinji i taksistit të vrarë në Prezë: Dëgjuam krisma automatiku, nuk kishte konflikte

Kronikë e zezë

Fqinji i taksistit të vrarë në Prezë: Dëgjuam krisma automatiku, nuk kishte konflikte

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 14:20
Flet fqinji i taksistit të vrarë

Fqinji i Abdulla Budllës, 71-vjeçari që u ekzekutuar një ditë më parë me 7 plumba në Fushë-Prezë ka  treguar për mediat se si e morën vesh ngjarjen.

Lidhur me ndonjë dyshim që ka prodhuar këtë ngjarje të rëndë, fqinji deklaroi se i ndjeri nuk kishte asnjë konflikt dhe se jetonte me bashkëshorten.

'Jo problematikë, Nuk ka pasur asnjë lloj problemi, asnjë lloj halli. Ka qenë pensinist. Ka pasur banuar në Elbasan dhe punonte taksist në të zezë si të gjithë të tjerët. Ne komunikim kemi pasur përditë, shqetësime nuk ka pasur.

Nuk ishte njeri problematikë. Djemtë i kanë jetuar jashtë dhe vinin në verë në kohën e pushimeve. Unë isha te puna dhe dëgjova krismat e automatikut. U alarmuam të gjithë. Ai jetonte me gruan. Nuk ka pasur asnjë lloj problemi”, shprehet ai i tronditur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat