Vdes gjatë rezonancës magnetike një vajzë 7-vjeçare në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes gjatë rezonancës magnetike një vajzë 7-vjeçare në Prishtinë

Më: 4 gusht 2020 Në ora: 15:55
Foto Ilustrim

Një vajzë 7-vjeçare ka vdekur sot në Prishtinë.

Ajo kishte shkuar për të bërë një fotografim të kokës tek njëra nga ordinancat private.

Media ka kontaktuar me familjarët e viktimës për të mësuar detaje lidhur me rastin.

Xhaxhai i saj që nuk ka dashur t’i përmendet emri i tha se mbesa e tij ndërroi jetë nga mbi doza e anestezionit.

“Vajzën është dërguar në një ordinancë private në lagjen Ulpiana për të bërë rezonancë magnetike. Ajo ka vdekur si pasojë e mbi dozës së anestezionit. I kanë dhënë fillimisht por gjatë kohës sa ka qenë duke e bërë rezonancën, ajo është zgjuar dhe pastaj i kanë dhënë mbi dozë”.

“Rasti është lajmëruar edhe në polici dhe është njoftuar edhe prokurori. Mjekët shumë të papërgjegjshë. Trupi i vajzës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për Obduksion”.

Vdekja e vajzës u konfirmua nga Policia e Kosovës nga  zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

Ahmeti tha se janë duke punuar që të zbardhet rrethanat e vdekjes.

“Sot në stacionin policor jugu në Prishtinë është hapur një rast Vdekje e dyshimtë. Viktimë në këtë rast është një femër (e mitur).
Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë përkatëse janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin, ndërkohë që me urdhër të prokurorit trupi i viktimës është dërguar për obduksion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat