Rrihen pesë persona mes vete në Prizren

Kronikë e zezë

Rrihen pesë persona mes vete në Prizren

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore mbrëmë në ora 22 e 27 minuta në sheshin qendrorë të Prizrenit si pasojë e një rrahje.

Zëdhënësi i Policisë për regjionin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka thënë se pesë persona të dyshuar janë ndaluar për këtë rast.

“Rreth orës 22:27 minuta policia ka pranuar një informacion se në sheshin qendrorë ka ndodhur një përleshje në mes të pesë personave. Njësia ka intervenuar dhe ka ndaluar pesë persona, dy nga ta kanë marrë lëndime të lehta trupore. Rasti me vendim të prokurorit shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Osmanollaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat