Mashtrime përmes rrjeteve sociale, shkon në 10 numri i të arrestuarve në Tiranë

Kronikë e zezë

Mashtrime përmes rrjeteve sociale, shkon në 10 numri i të arrestuarve në Tiranë

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 12:16
Foto Ilustrim

Shkon në 10 numri i të arrestuarve në kuadër të operacionit “Transferta”, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.
Një muaj më parë, Policia e Tiranës, vuri në pranga 9 shtetas, e në vijim të hetimeve është shpallur në kërkim edhe shtetasi Shkëlzen Bytyçi, pasi ka rezultuar se ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Për 29 vjeçarin Bytyçi, Gjykata kishte vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrim kompjuterik”.

“Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, për një periudhë 1-vjeçare, ka ndërhyrë në llogari të ndryshme të rrjetit social Facebook, duke ndryshuar të dhënat e tyre dhe më pas i kanë përdorur për të komunikuar me miq të këtyre llogarive. Me anë të mashtrimit kanë kërkuar shuma të ndryshme monetare dhe si rezultat kanë përfituar shumën 38.000 euro.

Vijon puna për dokumentimin dhe mbledhjen e provave të tjera, si dhe për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat