E kërcënonte përmes telefonit, nuk i ndahej dhe pas divorcit

Kronikë e zezë

E kërcënonte përmes telefonit, nuk i ndahej dhe pas divorcit

Më: 5 gusht 2020 Në ora: 17:21
Foto Ilustrim

Policia e Tiranës ka vënë në pranga në pak orë, tre shtetas që akuzohen për “Dhunë në familje”.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 33 vjeç.

Kjo, sepse ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij, duke e kërcënuar nëpërmjet telefonit.

Specialistët në Komisariatin e Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin H. L., 55 vjeç, pasi në Shkozë, në banesë, ka ushtruar në mënyrë të vazhdueshme dhunë psikologjike dhe fizike ndaj motrës së tij.

Ndërsa nga specialistët në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. GJ., 49 vjeç, pasi në Valias të Vjetër, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e menjëhershëm të urdhrit të mbrojtjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat