66 aksidente e 951 gjoba brenda 24 orëve - Bota Sot
66 aksidente e 951 gjoba brenda 24 orëve

Kronikë e zezë

66 aksidente e 951 gjoba brenda 24 orëve

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 08:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, ka bërë të ditur se brenda një dite në vendin tonë në trafikun rrugor kanë ndodhur 66 aksidente, 24 prej tyre me të lënduar e 42 vetëm me dëme materiale.

Për ata që kanë thyer rregullat e komunikacionit, janë shqiptuar sakaq 951 gjoba.

E, për vepra të ndryshme penale janë kapur 41 persona si të dyshuar, 26 nga ta janë arrestuar, ndërsa 15 janë dërguar në mbajtje deri në një vendim tjetër të organeve të drejtësisë.

Në vuajtje të dënimit kanë shkuar 2 të tjerë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat