Një i burgosur tentoi të arratiset nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë

Kronikë e zezë

Një i burgosur tentoi të arratiset nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë

Më: 6 gusht 2020 Në ora: 14:52
Ilustrim

Shërbimi Korrektues i Kosovës, ka njoftuar se sot  rreth orës 12:00, i burgosuri H.SH ka tentuar të arratiset  nga Qendra Korrektuese Smrekonicë.

“Gjatë tentimit, i burgosuri kishte kaluar edhe perimetrin e sigurisë së jashtme, mirëpo intervenimi i stafit ka qen i menjëhershëm, me ç ‘rast ka arritur ta parandaloi arratisjen.I dënuari është veçuar deri në dëgjimin disiplinor, ndërsa është bërë komplet raporti i ngjarjes dhe incidentit”, thuhet në njoftimin  për media.

H. SH , është i dënuar me një vit e gjashtë muaj për veprën penale; ndihmë në grabitje.

Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të sigurisë do të vazhdoj të mbetet i përkushtuar çdoherë  në kryerjen e detyrave dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë cenimin  e institucioneve korrektuese me veprime të tilla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat