Tenton të arratiset shqiptari që akuzohet për vrasjen e avokatit grek Zafeiropoulos

Kronikë e zezë

Tenton të arratiset shqiptari që akuzohet për vrasjen e avokatit grek Zafeiropoulos

Më: 7 gusht 2020 Në ora: 20:56
Avokatit grek Zafeiropoulos

Vrasësi i avokatit Michalis Zafeiropoulos, Ismail Brahimai, u përpoq të shpëtonte nga burgjet e Korfuzit, të enjten natën.

Shqiptari arriti të thyejë çelësin e qelisë së burgut, ku rinte sëbashku me 6 persona të tjerë, dhe doli në një qeli tjetër, ku filloi të shponte një vrimë në mur. Arratija e tij nga qelia u zbulua gjatë një kontrolli, pasi rojet e burgut. Por, sipas burimeve të burgut, "Brahimi nuk e dinte planin e burgjeve. Edhe nëse ai arriti të bënte një vrimë në atë mur, ai do të çohej në arkiva. Ai nuk do të arratisej kurrë ”.

Ibrahim Brahimaj, denuar nga Gjykata e Athinës vitin e shkuar me burgim te përjeteshem per vrasjen e avokatit grek, Mihalis Zafeiropoulos tre vite më parë, sëbashku edhe dy të pandehurit e tjerë, Klodian Lekotsai dhe Oldi Dulçe dënuar dhe kta me burgim te përjetëshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat