Aksident trafiku në fshatin Astrazub të Malishevës, 2 të lënduar - Bota Sot
Aksident trafiku në fshatin Astrazub të Malishevës, 2 të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në fshatin Astrazub të Malishevës, 2 të lënduar

Më: 8 gusht 2020 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot rreth orës 17:00 në fshatin Astrazub të Malishevës, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Policisë së Gjakovës, Lumni Graishta, i cili shtoi se të lënduarit janë dërguar për tretman mjeksëor.

“Ka ndodhur një aksident në fshatin Ostrozub, komuna e Malishevës, dy automjete janë të përfshira ndërsa 2 persona janë lënduar. Për momentin të lënduarit po marrin tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Malishevë ndërsa njësitet e trafikut dhe Stacionit Policor Malishevë po merren me vendin e ngjarjes”, ka thënë Graishta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat