Plagosen me thikë babë e bir, dërgohen me urgjencë në spital, ishin në një dasmë - Bota Sot
Plagosen me thikë babë e bir, dërgohen me urgjencë në spital, ishin në një dasmë

Kronikë e zezë

Plagosen me thikë babë e bir, dërgohen me urgjencë në spital, ishin në një dasmë

Më: 9 gusht 2020 Në ora: 21:31
Ilustrim

(E plotësuar)  Babë e bir janë plagosur mbrëmjen e sotme me thikë në fshatin Larushk të Fushë Krujës. Sipas raportimeve të para, të plagosurit kanë qenë në një dasmë afër Urës së Gjolës.

Ata janë nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë për mjekim.

Rrethanat dhe autorët e ngjarjes nuk dihen ende, ndërsa policia është nisur për në vendngjarje

***

Mbremjen e sotme dy persona, babë e bir, janë plagosur me thikë në Fushë Krujë.

Babë e bir, Shefqet Stafuka, 58 vjeç dhe Alban Stafuka, 30 vjeç banorë të fshatit Larushk të Fush Krujës, janë dërguar në spital me plagë të shkaktuar nga mjetet e mprehta në disa pjesë të trupit.

Gjendja më e rëndë paraqitet për 58-vjeçarin, i cili ka marrë plagë në bark.

Të dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kanë marrë plagë në disa pjesë të trupit.

Shefqet Stafuka është punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa i biri Alban Stafuka ka pak kohë që është kthyer nga Spanja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat