Aksident horror/ Përplaset nga kamioni dhe një mjet tjetër që vinte pas, humb jetën 50-vjeçari - Bota Sot
Aksident horror/ Përplaset nga kamioni dhe një mjet tjetër që vinte pas, humb jetën 50-vjeçari

Kronikë e zezë

Aksident horror/ Përplaset nga kamioni dhe një mjet tjetër që vinte pas, humb jetën 50-vjeçari

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 00:14
Pamje e shkeputur nga video

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Bypass-in e Fierit, në vendin e quajtur Baltez.

Informacionet paraprake thonë se një person rreth të pesëdhjetave është përplasur nga një kamion, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

I ndjeri ka qenë me një karroce dore duke mbledhur kanaçe.

Njëra anë e Bypass-it prej 30 minutash ndodhet e bllokuar.

Burimet thonë se viktima pasi është përplasur nga kamioni që është larguar, është goditur edhe nga një mjet tjetër që vinte pas.

Policia ka kthyer mbrapsht mjetet e njërit krah të Bypass-it, ndërkohë që po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat