Gjendet e pajetë në banesën e saj një grua, i biri i saj shoqërohet në Polici - Bota Sot
Gjendet e pajetë në banesën e saj një grua, i biri i saj shoqërohet në Polici

Kronikë e zezë

Gjendet e pajetë në banesën e saj një grua, i biri i saj shoqërohet në Polici

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 08:53
Foto Ilustrim

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në banesën e saj në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se viktima është identifikuar si V.R., 67 vjeçe.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune, teksa mësohet se është shoqëruar në Komisariat djali i viktimës, 45 vjeçari J.Z..

Njoftimi i policisë


Në rrugën “Gjon Kastrioti”, në Laprakë, është gjetur pa shenja jete, në banesë shtetasia V.R., 67 vjeçe, e cila jetonte vetëm me djalin e saj.

Trupi i viktimës u dërgua në morg për të kryer ekspertimin mjeko-ligjor, ku nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune.

Shtetasi J.Z., 45 vjeç (djali viktimës) u shoqerua në komisariat për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për sqarimin e plotë të ngjarjes. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat