Djali që dyshohet se vrau nënën në Ferizaj, kishte probleme mendore - Bota Sot
Djali që dyshohet se vrau nënën në Ferizaj, kishte probleme mendore

Kronikë e zezë

Djali që dyshohet se vrau nënën në Ferizaj, kishte probleme mendore

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Policia e Kosovës konfirmoi se sot rreth orës 08:20, ka marrë informatën për një rast vrasje e rëndë në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore si dhe ekipi mjekësor, ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktima e rastit kishte ndërruar jetë.

Viktima është identifikuar me inicialet M.Ç., shtetase e Kosovës e moshës 83-vjeçare.

Pas hetimeve fillestare, hetuesit policorë kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me këtë rast ku i njëjti është duke u intervistuar.

Informacione jo zyrtare thonë se viktimës dyshohet se ia mori jetën djali i saj i cili është me probleme mendore.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat