Policia e kap një person duke transportuar drogë në Kosovë

Kronikë e zezë

Policia e kap një person duke transportuar drogë në Kosovë

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 14:39
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person i cili është kapur duke transportuar drogë nga Shqipëria në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media, Policia bën të ditur se sot rreth orës 11:20 zyrtarët kufitar në pikën kufitare Vërmicë, gjatë regjistrimit në sistem të automjetit “Seat” me targa lokale i cili ishte duke hyrë nga Shqipëria për në Kosovës,  të njëjtin kanë vendosur ta selektojnë për kontroll të detajuar në vijën e dytë të kontrollit.

Gjatë  kontrollimit të hollësishëm të ushtruar nga ana e zyrtarëve policor në bashkëpunim dhe koordinim  me oficerët doganor, në pjesën e përparme tek motori i automjetit janë gjetur  pesëmbëdhjetë (15) qese najloni të mbushura me substancë të dyshuara narkotike e llojit marihuanë, me peshë e cila dyshohet të jetë prej rreth 6kg.

Në lidhje me rastin është njoftuar drejtoria për hetimin e trafikimit me narkotik, njësia e forenzikes, dhe njësitet tjera relevante për trajtim dhe hetim të mëtejme të rastit.

Me urdhër të Prokurorit të Prokurorisë Themelore DKR  Prizren, është iniciuar rasti për veprën penale “Blerja, Shpërndarja, Transportimi, Prodhimi, Këmbimi, Ndërmjetësimi ose Shitja e paautorizuar e Substancave narkotike dhe psikotrope ose analoge”, ndaj të dyshuarit (E.L. viti i lindjes 1966).

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat