Ishte duke u mbytur, varka e peshkimit e zbulon në gjendje të rëndë shëndetësore - Bota Sot
Ishte duke u mbytur, varka e peshkimit e zbulon në gjendje të rëndë shëndetësore

Kronikë e zezë

Ishte duke u mbytur, varka e peshkimit e zbulon në gjendje të rëndë shëndetësore

Më: 10 gusht 2020 Në ora: 20:48
Foto Ilustrim

Një person ka rrezikuar seriozisht të mbytej ditën e sotme pranë ishullit të Sazanit.

Ai është gjendur rastësisht nga një varkë peshkimi që po kalonte në zone, në gjendje të rëndë për jetën.

Menjëherë personi është dërguar në portin e Vlorës, aty ku edhe ambulancat e kanë dërguar në spitalin e qytetit për të marrë ndihmën e nevojshme.

Në këtë operacion është angazhuar dhe Roja Bregdetare pas sinjalizimit nga varka e peshkimit, ndërkohë që po punohet për sqarimin e rrethanave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat