Policia hap rast ndaj një personi që organizoi dasma në Prizren

Kronikë e zezë

Policia hap rast ndaj një personi që organizoi dasma në Prizren

Më: 11 gusht 2020 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka hapur rast ndaj një personi në Prizren pasi kishte organizuar ahengje private-dasma, në kundërshtim me vendimin e qeverisë.

Policia njofton se i njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt.

“Është raportuar se është hapur rast ndaj të dyshuarit mashkull  kosovar, pasi që i njëjti nuk ka respektuar vendimin e qeverisë dhe kishte organizuar ahengje private (dasma), veprime këto që bien në kundërshtim me vendimin e qeverisë. I njëjti është intervistuar dhe liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat