Një burrë dhe një grua dyshohen se shisnin drogë, prokurori merr vendim për ta

Kronikë e zezë

Një burrë dhe një grua dyshohen se shisnin drogë, prokurori merr vendim për ta

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 10:54
Foto ilustrim

Gjykata Themelore e Prizrenit ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit me iniciale B.A. nga Gjilani dhe masën e arrestit shtëpiak ndaj të pandehurës me iniciale S.K. nga Prizreni në kohëzgjatje prej 30 ditë.

Të dyshuarit kanë kryer veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjykata Themelore e Prizrenit ka njoftuar se masa e paraburgimit ndaj të pandehurve me iniciale B.A dhe S.K. do ju llogaritet prej datës, 03.08.2020, e cila masë do të ju zgjasë deri më datën 02.09.2020.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat