Ekzekutimi në Elbasan/ Vrasësit u tradhtuan nga ADN e Regis Runajt

Kronikë e zezë

Ekzekutimi në Elbasan/ Vrasësit u tradhtuan nga ADN e Regis Runajt

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 13:09
Foto Ilustrim

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Regis Runajt në Elbasan.Sipas burimeve nga grupi hetimor, vrasësit u tradhtuan nga ADN e viktimës.

Nga hetimet rezulton se Runaj po ecte në motor me Xhuljo Hoxhajn. Kur janë afruar tek varrezat, ekzekutori i ka kërkuar Runajt të ndalonte shpejtësinë dhe e ka goditur me thikë pas shpine. Pastaj e ka goditur dhe 26 herë të tjera.

Ndonëse motorrin e ka larë në lavazh, gjurmët e gjakut të viktimës janë gjetur aty.

Në lidhje me vrasjen e Emiljano Ramazanit, dy të dyshuarit Xhuljo Hoxhaj dhe Euglen Halilaj shfaqen në kamera sigurie te palestra e viktimës 3- 4 ditë përpara ngjarjes. Ata mendohet se kanë informuar më pas ekzekutorin. Të dy shfaqen ne kamera përballë shtëpisë së Ramazanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat