Pjesë e grupit që sulmoi hotelin me pushues/ 30 ditë burg për Mariglen Topuzin - Bota Sot
Pjesë e grupit që sulmoi hotelin me pushues/ 30 ditë burg për Mariglen Topuzin

Kronikë e zezë

Pjesë e grupit që sulmoi hotelin me pushues/ 30 ditë burg për Mariglen Topuzin

Më: 12 gusht 2020 Në ora: 16:32
Mariglen Topuzi

Teksa Policia e Pogradecit arrestoi 4 persona të tjerë për sulmin në një hotel në Tushemisht këtë të mërkurë, Mariglen Topuzi doli sot para gjykatës. I arrestuar pak ditë më parë, gjykata vendosi për të 30 ditë burg.

Gjate seancës avokatit mbrojtës paraqiti prova filmike të cilat provojnë se Topuzi ka qenë në Golem në momentin e sulmit.

Mariglen Topuzi përpara mohoi përfshirjen ne ngjarje duke u shprehur se arrestimi i tij është bazuar në një konflikt që ka pasur me pronarin e hotelit një vit më parë për të cilin ka vuajtur dënimin.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat