Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, një i lënduar

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 16:19
Foto ilustrim

Një aksident komunikacioni ka ndodhur mëngjes e sotëm në rrugën Prishtinë – Ferizaj, saktësisht te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu.

Zëdhënësja e Drejtorisë Rajonale të Policisë së Prishtinës, Flora Ahmeti, i tha KosovaPress-it se në këtë aksident janë përfshirë tri automjete dhe një është lënduar.

“Sot në ora 05:25 në rrugën Prishtinë – Ferizaj, te rreth rrotullimi afër Stacionit Policor Jugu, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të tri automjeteve. Si pasojë e aksidentit një person është lënduar. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, tha Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat