Arrestohet një person në Prizren, policia i gjen në veturë substanca narkotike

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Prizren, policia i gjen në veturë substanca narkotike

Më: 13 gusht 2020 Në ora: 20:51
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në Prizren, pasi që gjatë kontrollimit policia i ka gjetur një sasi narkotikësh.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.

“Gjatë patrollimit është ndaluar një veturë, në të cilën kanë qenë tre persona. Njëri nga ta është arrestuar pasi që i është gjetur sasi narkotike. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti shkon në procedurë të rregullt”, ka thënë Osmanollaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat