Organizoi aheng familjar në Gjakovë, arrestohet një person - Bota Sot
Organizoi aheng familjar në Gjakovë, arrestohet një person

Kronikë e zezë

Organizoi aheng familjar në Gjakovë, arrestohet një person

Më: 14 gusht 2020 Në ora: 09:43
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Gjakovë, pasi që i njëjti duke mos respektuar vendimin e Qeverisë ka organizuar aheng familjar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dah Polloshka”, mbrëmë rreth orës 22:00.

“Rr. Dah Polloshka, Gjakovë 13.08.2020 – 22:00. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti nuk ka respektuar vendimin e Qeverisë duke organizuar aheng familjar. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Kujtojmë se, më 28 korrik Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që të ndalohen të gjitha tubimet publike, duke përfshirë ahengjet familjare private./

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat