Policia e Kosovës ka njoftuar se një person e ka goditur me makinë një të mitur dhe më pas i njëjti ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Sipas raportit të Policisë, vetura është gjetur e braktisur, ndërsa viktima është dërguar për tretman mjekësor.
“Prishtinë (NN) 13.08.2020 – 13:28. Vozitësi mashkull kosovar dyshohet se me veturë nga pa kujdesia ka goditur këmbësorin mashkull kosovar (i mitur) dhe më pas ka ikur nga vendi i ngjarjes.
Vetura është gjetur e braktisur dhe është konfiskuar. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport.