Shtime: Po hapte bunar në oborr, has në një mjet të pashpëthyer - Bota Sot
Shtime: Po hapte bunar në oborr, has në një mjet të pashpëthyer

Kronikë e zezë

Shtime: Po hapte bunar në oborr, has në një mjet të pashpëthyer

Më: 15 gusht 2020 Në ora: 12:15
Foto ilustrim

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Gllavicë të Komunës së Shtimes, një person ka hasur në një mjet të pashpërthyer derisa po hapte një pus në oborrin e tij, shkruan Gazeta Metro.

Policia dhe FSK’ja kanë dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se mjeti i pashpërhyer i takon Luftës së Dytë Botërore.

“Ankuesi mashkull i Kosovës përderisa ishte duke punuar një pus në oborrin e tij, ka hasur në një mjetë të dyshuar shpërthyes. Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit (që ishte e mbetur nga lufta e dytë botërore)”, njofton policia.

Nuk raportohet për ndonjë incident.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat