Policia në Gjakovë shqipton 56 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat e Qeverisë

Kronikë e zezë

Policia në Gjakovë shqipton 56 gjoba ndaj qytetarëve që nuk i respektuan masat e Qeverisë

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 07:36
Foto ilustrim

Policia në Gjakovë për 3 orë e gjysmë ka shqiptuar 56 fletëparaqitje ndaj qytetarëve që nuk  i respektuan masat e Qeverisë.

Kështu ka bërë të ditur, drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta, i cili tha se nuk ka pasur të arrestuar.

“Prej orës 19:00-22:30 janë shqiptuar 56 fletëparaqitje dhe nuk ka pasur të arrestuar”, tha Graishta.

Aksioni i Policisë dhe Inspektoratit po vazhdon nëpër qytetet e Kosovës. Bartja e maskës dhe ruajta e distancës fizike prej 2 metrash është obligative me vendim të Qeverisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat