Konfiskohen rreth 3 gram marihuanë, arrestohen tre të dyshuarit

Kronikë e zezë

Konfiskohen rreth 3 gram marihuanë, arrestohen tre të dyshuarit

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 11:46
Foto ilustrim

Rreth 3 gram narkotik të llojit marihuanë janë konfiskuar të premten nga Policia e Kosovës.

Tre persona të dyshuar tek të cilët është gjetur dhe konfiskuar kjo substancë narkotike kanë përfunduar në pranga të policisë.

Rasti ka ndodhur në Fushë Kosovës. Ndërkohë, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë  liruar në procedurë të rregullt.

“Janë arrestuar  tre të dyshuarit meshkuj kosovarë, pasi që gjatë kontrollit tek të  njëjtit është gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike, e llojit Marihuanë, me peshë rreth 2.78 gram”, thuhet në raportin policor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat