Pranga për pronarin e lokalit në Gjilan, nuk respektoi masat e Qeverisë dhe nuk zbatoi urdhërat e Policisë

Kronikë e zezë

Pranga për pronarin e lokalit në Gjilan, nuk respektoi masat e Qeverisë dhe nuk zbatoi urdhërat e Policisë

Më: 16 gusht 2020 Në ora: 14:11
Foto ilustrim

Policia rajonale e Gjilanit mbrëmë ka arrestuar pronarin e një lokali, i cili dyshohet se nuk respektoi masat e Qeverisë kundër përhapjes së koronavirusit dhe urdhërat e Policisë.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Gjilanit, Jetish Maloku, i cili tha se mbrëmë është zhvilluar një aksion kontrolli në lokalet e gastronomisë.

“Është arrestuar një pronar i një lokali në Gjilan, nën dyshimin se nuk ka respektuar masat e Qeverisë dhe nuk ka zbatuar urdhërat e Policisë. I njëjti është ndaluar për 48 orë”, ka thënë Jetishi.

Gazeta Sinjali ka raportuar së gjatë këtij aksioni, janë arrestuar edhe 5 inspektorë komunalë, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat