Tentoi të kalojë kufirin me 15 kilogramë kanabis në veturë, Policia e arreston

Kronikë e zezë

Tentoi të kalojë kufirin me 15 kilogramë kanabis në veturë, Policia e arreston

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 07:45
Foto ilustrim

Policia e Shqipërisë ka arrestuar dje një shtetas shqiptar, pasi që i njëjti transportohente brenda mjetit 15 kilogramë kanabis.

I dyshuari ishte në radhët e atyre që prisnin në Kakavijë për të kaluar kufirin grek.

Shtetasi, banues në Lunxheri të Gjirokastrës, kishte përgatitur dokumentacionin e duhur për masat e reja greke antiCOVID me qëllimin për të kaluar pa problem kufirin.

Mjeti i tij u kontrollua nga efektivët e antidrogës në afërsi të Zervatit, pak kilometra nga kufiri i shtetit.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat