Nuk ndalen dasmat në Gjakovë, arrestohet pronari i restorantit

Kronikë e zezë

Nuk ndalen dasmat në Gjakovë, arrestohet pronari i restorantit

Më: 17 gusht 2020 Në ora: 12:12
Foto ilustrim

Policia në Gjakovë ka arrestuar një pronar të një restoranti për shkak se në atë restorant kishte lejuar të mbahej një aheng familjar – dasmë në të cilën kishin qenë rreth 50 persona.

I dyshuari kishte vepruar në kundërshtim me vendimin e Qeverisë, ndaj të cilit me urdhër të prokurorit është iniciuar lënda e rastit.

I dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Kohët e fundit, policia në këtë komunë ka njoftuar për një numër të lartë të rasteve ku po mbahen dasmat të cilat nuk janë lejuar për shkak të masave anti-COVID.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat