17-vjeçarja e mbytur me shenja dhune

Kronikë e zezë

17-vjeçarja e mbytur me shenja dhune

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 12:57
Ilustrim

“Nuk mbaj mend çfarë ka ndodhur” – kështu është shprehur 25-vjeçari i vënë në pranga për ngjarjen e ndodhur në Velipojë, ku humbi jetën si pasojë e mbytjes në det, prej një aksidenti me motor uji, 17-vjeçarja Enisa Doda nga Burreli, por banuese ne Bathore.

Bëhet fjalë për të arrestuarin Indrit Bajraktari, 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë Shkodër.

Nga tërësia e veprimeve hetimore rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motor uji të marrë me qira së bashku me të ndjerën.

Rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorin e ujit duke lënë të mbytur në ujë 17-vjeçaren, e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Sipas aktekspertizës, nga ana e mjekut ligjor, rezulton se vajza kishte shenja dhune.

Vajza u gjet e pajetë nga peshkatarët, 700- 800 metra larg bregut të detit në vendin e quajtur “Vilun”. Sipas Bajraktarit, vajza ka rrëshqitur nga skafi dhe është mbytur në det. Ai shton se më pas nuk mban mend se çfarë ka ndodhur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua çelësi i motorit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Shkodër për veprime të mëtejshme për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat